
Sulejmani, deputeti shembull, me dinjitet dhe kredibilitet moral e politik
Duke mos pranuar vendimin e kryetarit të partisë Arben Taravari dhe duke mos pranuar të tradhtojë kauzën e ndryshimit, për të cilën edhe e mori mandatin, deputeti tashmë i dorëhequr i ASH-së, Salim Sulejmani nga Struga, është shembull se si duhet të veprojë një deputet me dinjitet, duke mos pranuar të bëhet “kukull” e udhëhequr nga kryetari i partisë.
Sulejmani ka qenë një nga deputetët shembull edhe gjatë kohës sa ishte aktiv në mandatin e tij, njofton Gjurme.info.
I transparentshëm dhe gjithmonë i hapur edhe për mediat.
Nga foltorja, Sulejmani ka ditur shpesh të godasë me fjalimet e tij kundër korrupsionit dhe krimit të instaluar nga BDI-ja, e cila ishte në pushtet për 20 vite.
Sulejmani nuk është i vetmi që është kundër Taravarit, sepse publikisht kreun e ASH-së e kundërshtojnë edhe zv.kryeministri Arben Fetai, Syrja Rashidi, Azir Aliu, si dhe figura të tjera të larta dhe eminente brenda vetë ASH-së.
Vlen të përmendet se Fetai, Aliu dhe Rashidi, por edhe figura të tjera, dje kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Gjurme.info/