AA
Gjatë një ndeshje basketbolli në Kumanovë, dy netë më parë, grupi i tifozëve “Çkembari” nga Manastiri ka sulmuar dy policë dhe i ka penguar në detyrën e tyre zyrtare. Alsat mëson se gjatë këtyre ngjarjeve, një 23 vjeçar është arrestuar si i dyshuar. Nga policia nuk japin detaje, vetëm thonë shkurt se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
“Ju informojmë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka nga ana e shërbimeve policore të Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë, në konsultim me prokurorin publik do të dorëzohet procedurë kompetente”, thonë nga MPB.
Sulmi ka ndodhur më 16 nëntor. Personi i dyshuar mësohet se i ka sulmuar policët me shufër hekuri, ndërsa në shoqëri të tij në sulm fizik janë përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët po punohet për t’i identifikuar.
Së fundmi janë shtuar incidentet në terrenet sportive. Në po të njëjtën sallë në Kumanovë, kohë më parë në prani edhe të vet kryeministrit Mickoski dhe Ministrit të Brendshëm pati thirrje antishqiptare, të cilat u përsëritën edhe në Manastir dhe Prilep. / Alsat.mk
Pas vitesh kaos, Bit Pazari në Shkup pritet të marrë një pamje tërësisht të re. Komuna e Çairit ka filluar
Komuniteti letrar dhe kulturor në Tetovë ka marrë sot një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë në moshen 67-vjeçare poeti
Mercedes-i me të cilin udhëtonte presidenti maqedonas Kiro Gligorov dhe që i mbijetoi shpërthimit të bombës, ndodhet në depon e