Sulmuesi brazilian në dyshim për sfidën ndaj Liverpullit
Skuadra e Arsenalit duket se do jetë pa shërbimet e Gabriel Zhesusit për sfidën në kuadër të raundit të tretë të FA Kupws ndaj Liverpullit në “Emirates”. Braziliani ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet t’i nënshtrohet një testi mjekësor për ta përcaktuar shkallën e lëndimit.
Teksa lëndimi mendohet se nuk është aq serioz, Jesus ka një histori të keqe sa i përket lëndimeve në gju, andaj “Topçinjtë” nuk do ta rrezikojnë atë. Zhesus mungoi në pesë javët e para të sezonit, pasi iu nënshtrua një operacioni të vogël në gju për të eleminuar një problem që e kishte shqetësuar gjatë tërë karrierës së tij. Mikel Arteta në anën tjetër kërkon triumfin për herë të dytë në FA Kupws, mirëpo Premier Liga është prioriteti i Arsenalit.
Në rast se ndeshja nuk përfundon me barazim duke shtuar nevojën e një ndeshje të kthimit, Arsenali do të ketë një pushim prej dy javësh, para se të luajnë ndaj Kristal Pallasit.
“Daily Mail” raporton se Zhesus me shumë mundësi do ta humbasë duelin ndaj Liverpullit dhe do të punojë për të qenë në dispozicion për ndeshjen ndaj Kristal Pallasit. Arsenali ka vuajtur këtë sezon në aspektin e shënimit të golave dhe tani në mungesë të Zhesusit, vendin e tij në formacion pritet që ta zë Edi Nketiah.