Leonardo Bonuçi rikthehet në Seria A, por jo te AS Roma
Leonardo Bonuçi ka vendosur të largohet nga Union Berlini, pas gjashtë muajsh në kryeqytetin e Gjermanisë. Qendërmbrojtësi italian ishte shumë pranë rikthimit në Serie A, ku kishte arritur marrëveshje me Romën, por në fund dështoi ky transferim.
E gjitha ndodhi shkaku i tifozëve të Romës, të cilët u quan kundër transferimit të tij në “Olimpico” dhe drejtuesit e Romës i dhanë të drejtë atyre duke anuluar marrëveshjen. Megjithatë veterani ka vendosur të rikthehet në Serie A dhe tani është në negociata me një tjetër skuadër. 37-vjeçari është në bisedime të avancuara me Xhenoa-n, klub që po dëshiron transferimin e tij.
“Corriere dello Sport” ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet në fillim të javës.