Superkupa e Italisë para asaj spanjolle, Seria A “djeg” La Liga-n!
Superkupa e Italisë për herë të dytë radhazi do të luhet në Arabinë Saudite dhe me formatin e ri me katër skuadra. Fituesi i kampionatit të fundit (Inter) do të takohet në gjysmëfinalen e parë me finalistin e Kupës së fundit të Italisë (Atalanta). Ndërkohë fituesi i Kupës (Juventus) do të përballet në të dytin me forcën e dytë të kampionatit të kaluar (Milanin).
Fituesit do të garojnë për trofeun e parë të sezonit në finalen e madhe. Datat e dy ndeshjeve dihen që në verë. Siç kujton Corriere dello Sport, gjysmëfinalja e parë mes Interit dhe Atalantës do të luhet të enjten më 2 janar, ndërsa ditën e nesërme, më 3 janar, është caktuar ndeshja mes Juventusit dhe Milanit.
Ne ditën e 6 janarit (e hene) është caktuar finalja e Supërkupës së Italisë. Me këtë rast Italia parakalon Spanjën, pasi që Superkupa e Spanjës në fakt do të luhet nje jave me vone se ajo italiane, përsëri në Arabinë Saudite. Protagonistët e kompeticionit janë Real Madrid dhe Majorka nga njëra anë, Barcelona dhe Atletik Bilbao nga ana tjetër.