AA
Sonte, në qytetin e Gostivarit është realizuar takimi i përbashkët i shtabeve zgjedhore të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim.
Komunikata e plotë e Besëlidhja AKI në Gostivar:
Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, në Gostivar u mbajt takimi i parë i përbashkët mes shtabeve komunale të partive politike pjesë të Aleancës Kombëtare për Integrim – Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët.
Në prani të kandidatit të përbashkët për kryetar komune, z. Valbon Limani, bartësit të listës për Këshilltarë Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe dy shefat e shtabeve komunale, z. Nexhati Jakupi dhe z. Isak Lazami, u diskutua agjenda dhe organizimi i fushatës për Zgjedhjet Lokale të 19 tetorit.
Atmosfera ishte pozitive dhe vëllazërore, ndërsa koordinimi mes strukturave të dy subjekteve kryesore në Gostivar kaloi në mënyrën më të mirë.
Mesazhi ishte i qartë: Zgjedhjet e tetorit janë referendum për shqiptarët!
#Bashkë për Gostivarin 🤝
7 DHE 10 TETORI 1991, NJË KAPITULL I VEÇANTË I HISTORISË SË ARSIMIT TË MESËM SHQIP NË KUMANOVË Shkruan: prof.Etem
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit
Avancimi i bashkëpunimit në bujqësi dhe shkëmbimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore ishin në fokus të takimit të sotëm zyrtar