AA
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, në konferencën për shtyp mbi situatën e pacientëve të lënduar në Koçan është pyetur edhe për zhvillimet e fundit politike.
Taravari konfirmoi se krerët e VLEN-it kanë mbajtur një mbledhje gjatë ditës së djeshme por se në momentin që do të ketë diçka konkrete, opinioni do të njoftohet.
“Po kishim mbrëmë takim me liderët e VLEN-it, ishte atmosferë konstruktive dhe natyrisht në momentin që do të kemi një vendim final, opinioni do të informohet”, tha Taravari.
Në lidhje me kanalet e komunikimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, Taravari theksoi se ai ka komunikim me të gjithë liderët e partive, përveç Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit.
Sa i përket pozicionimit të kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, Taravari tha se ka zhvilluar disa takime me të por se vendimin final do duhet ta merr personalisht Shabani, se me cilin koalicion do të rreshtohet./Zyrtare.net/
Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe udhëheqësi i Departamentit për hetimin e korrupsionit dhe krimit financiar, Valdet Gashi, ka thënë se
Kujtim Hajdaj nga Guxo ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit lidhur me kandidaturën për President të Kosovës. Së fundmi, u
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova thotë se është mirë që liderët e partive ndonjëherë të takohen drejtpërdrejt, në vend që të komunikojnë