
Taravari me 5 komuna në Frontin Evropian? Sela kundër Ali Ahmetit: Nuk do të pranoj nënçmim
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar sot në lidhje me raportimet për ndarje të komunave brenda Frontit Evropian dhe aludimet se Arben Taravarit i janë dhënë pesë komuna nga ana e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton zyrtare.net
Gjatë një deklarate për televizionin Alsat, Sela u pyet nëse është në dijeni për një ndarje të tillë.
“Ali Ahmeti nëse ka komuna për të shkëputur majtas e djathtas është çështje e tij, por asesi nuk do të pranoj përulje apo nënçmim.”, tha Sela./ZYRTARE.net