AA
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përkujtuar sot ngjarjet historike të 9 Korrikut 1997 në Gostivar, duke i cilësuar si një moment kyç që solli kthesën më të madhe në pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim të ndjerë, Taravari kujton tre heronjtë e Flamurit – Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti – si figura të përkushtuara për kauzën kombëtare.
“Viti 1997 ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojtje të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Taravari.
Ai përkujton edhe dënimet e ashpra ndaj krerëve të Komunës së Gostivarit në atë kohë, përfshirë Refik Dautin dhe veçanërisht profesor Rufi Osmanin, i cili, siç thekson Taravari, mbetet simboli i gjallë i sovranitetit të flamurit shqiptar.
“Rufi Osmani u dënua me 13.8 vjet burg nga gjykata sepse valviti flamurin tonë. Mendoj se ai është një nga figurat e rralla që meriton titullin hero në të gjallë të tij”, shkruan ai.
Taravari shton se sa herë sheh flamurin kombëtar shqiptar, ndjen krenari dhe mirënjohje për këta njerëz që, sipas tij, kanë shkruar një kapitull të lavdishëm në historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Qofshin gjithnjë të kujtuar dhe të nderuar!”, përfundon mesazhin e tij.(INA)
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore ka reaguar pas publikimit të lajmeve për ndryshimin e qëndrimeve të tij lidhur me zgjidhjen
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor