![Taulant Seferi sërish shfaqet protagonist në Arabinë Saudite](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/05/Taulant-Seferi-te-Bani-Jas-850x560.jpg)
Taulant Seferi sërish shfaqet protagonist në Arabinë Saudite
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi vijon të shfaqet protagonist me ekipin e Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe. 27-vjeçari regjistroi asistin numër 4 sezonal në takimin përballë Al Sharjah. Skuadra e tij u mposht me shifrat 2-3, teksa futbollisti i kombëtares shqiptare prodhoi një moment të rëndësishëm në minutën e 53-te.
Seferi, i cili ndodhej në limitet e zonës së 16-metrave shërbeu për Alvarez, i cili goditi fort në mënyrë të menjëhershme për të ndalur topin në trekëndëshin e portës.
Ish-sulmuesi i Tiranës, luajti një rol kyç në rrugëtimin kualifikues të Shqipërisë drejt Europianit, ku shënoi edhe dy gola në 7 ndeshjet që u aktivizua. Seferi ka pasur një sezon mjaft produktiv në aspektin personal teksa te klubi i tij, ku në 21 ndeshje të luajtura ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.