Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë
AA
Sot është një ditë e mbushur me emocione për këngëtaren e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj.
Djali i saj, i vogël Amen i bën gjashtë muaj. Për të shënuar këtë ngjarje, Xhensila ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një moment mjaft special me të birin.
Ndërsa ka publikuar një video në rrjetet sociale, këngëtarja ka shkruar një dedikim prekës: “6 muaj jetë me ty, fuqia, paqja, ajri i shpirtit tim. Më transformove si asnjëherë më parë, i bekuari Amen. Shpëtimtari im.”
Vetëm dy muaj pas ardhjes në jetë të Amen, u bë publike lajmi i ndarjes së Xhensilës me partnerin e saj, komedianin e njohur Bes Kallaku.
Kjo ndarje ka qenë temë diskutimi në media dhe ka zgjuar shumë hipoteza dhe spekulime.
Megjithatë, Bes Kallaku vendosi t’i japë fund spekulimeve duke folur hapur për herë të parë për këtë ndarje. Ai hodhi poshtë të gjitha hipotezat, duke rrëfyer për ndjenjat e tij dhe duke treguar se ai është i përkushtuar ndaj djalit të tij.


Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht publikon të
Situata me pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa uji zyrtarisht konsiderohet
QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe
Deri në orën 18:00, në vend janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur. Sipas Qendrës për Menaxhim me
Tri shkronjat e arta të UÇK-së zbulohen në
Në Kostërc të Skenderajt sot është bërë zbulimi i simbolit të UÇK-së. Të pranishëm në zbulimin e shkronjave të arta