Të rinjtë e BDI-së dhe LSDM-së flasin për jurisprudencën
Përfaqësuesi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Yll Pacuku, në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës theksoi se studentët kanë dalë në rrugë me një kërkesë legjitime, ku sipas tij nga qeveria po e zvarrit këtë proces me propozime që nuk pranohen nga studentët. Pacuku, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se, edhe ai si student i vitit të dytë në Fakultetin Juridik dëshiron ta ketë të drejtën që të mundet të zgjedhë se në cilën gjuhë do ta japë provimin.
SINKRON: YLL PAÇUKU, PËRFAQËSUES I BDI-së
“Padyshim sepse është një kërkesë legjitime një kërkesë e cila buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve. Gjuha shqipe është zyrtare në të gjitha institucionet këtë duhen ta kenë të qartë të gjitha partitë politike edhe shqiptare edhe maqedonase dhe prandaj provimi i jurisprudencës duhet të lejohet të jepet edhe në gjuhën shqipe sepse sic thashë ka bazë juridike edhe sikur të mos kishte pasë një bazë juridike do të ishtë një kërkesë e kuptueshme nga studentët por momentin që në kemi një ligjë të qartë si ligji për përdorimin e gjuhëve nuk na mbetet asgjë më shumë thjeshtë ta zbatojmë të njëjtën fuqi”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i LSDM-së, Agron Demiri, po ashtu për provimin e jurisprudencës, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se në kohën kur është sjellë ligji për gjuhët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , sipas Demirit ai ligj nuk do të kalonte pa mos pasur vullnetin e Zoran Zaevit dhe askujt tjetër, duke shtuar se këtë duhet ta ketë të qartë e gjithë popullata.
SINKRON: AGRON DEMIRI, PËRFAQËSUES I LSDM-së
“Ligji për jurisprudencë kur është sjellë nuk është decidu as gjuha maqedone, domethënë shumë qartë, nëse ne aso kohe të kishëm bë lëshimin vetëm në gjuhën maqedonase do themi se LSDM e kishin bërë me hamendje bashkë me BDI-në. Edhe asokohe ne krejtë partitë politike i kemi provuar edhe Alterantivë edhe Aleancë ne i kemi pasë krejtë. Edhe ligji për gjuhë sjellë me koncensus të partive shqiptare dhe e kanë votuar të gjithë”.
Po ashtu të dy përfaqësuesit e partive politike opozitare bënë të ditur se kishin marrë pjesë në të dy prostestat që u zhvilluan nga ana e studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe./SHENJA/