Ten Hag përgjigjet shkurt rreth idesë për shkarkimin e tij
Trajneri i Man. Junajtedit, Erik Ten Hag i është përgjigjur pyetjeve rreth të ardhmes së tij pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit me rezultat 3-0.
“Nuk po mendoj për shkarkimin. Ne të gjithë e morëm këtë vendim që të qëndrojmë së bashku në verë si grup i pronarëve si grup i liderëve. Në gjithashtu kemi marrë vendimin, pas një vlerësimi të qartë, çfarë duhet të përmirësojmë si një organizatë dhe si ta konstruktojmë ekipin. Të gjitha vendimet janë marrë së bashku, gjithashtu duke e ditur se do të marrë pak kohë. Ne të gjithë jemi në të njëjtën faqe, në të njëjtën varkë, pronarët, grupi i liderëve, stafi dhe lojtarët gjithashtu”, përfundoi trajneri holandez.