
Teo Henandez joshet nga orerta e gjigantit evropian
Klubi gjerman, Bajern Munihu thuhet se ka etiketuar yllin e Milanit, Teo Hernadez si pasues të mundshëm të Alfonso Dejvis-it i cili mund të largohet në afatin kalimtar të verës.
Dejvisi ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve gjatë muajve të fundit. Real Madridi është shumë i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë 23-vjeçar këtë verë, dhe ai konsiderohet të jetë objektivi i tyre kryesor pas Kilian Mbapes.
Situata e Dejvisit në Bajern Munih është interesante. Atij i skadon kontrata në vitin 2025, kështu që nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re përpara fundit të sezonit, ka shumë mundësi që ai të jetë i disponueshëm për një kosto të reduktuar këtë verë – diçka që Real Madridi do të donte të përfitonte.
Tani duket se Bajerni është disi i dorëzuar për humbjen e Dejvisit, pasi ata kanë filluar të rreshtojnë zëvendësues të mundshëm për reprezentuesin kanadez.