
Thaçi: Arbën Xhaferi vendosi themelet e vërteta politike për shqiptarët
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kreu sot homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të partisë, Arbën Xhaferi, me rastin e 13-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Thaçi vendosi kurorë me lule, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për jetën, veprën dhe kontributin e çmuar të Xhaferit në politikën shqiptare dhe çështjen kombëtare.
“Themelet e vërteta politike për shqiptarët në përgjithësi, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë, i ka vendosur Arbën Xhaferi,” – theksoi Thaçi, me porosi të fundit: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! Flaka Media