Tifozët anglez kërkojnë 3 titullar të nisin sfidën finale ndaj Spanjës
Tifozët e Anglisë thuhet se tashmë po kërkojnë që tre lojtarë të fillojnë si titullar finalen e madhe të Euro 2024 kundër Spanjës. “Tre Luanët” mposhtën Holandën me rezultat 2-1 në mënyrë dramatike në gjysmëfinale, me goditjen mahnitëse të Ollie Uatkins thuajse nga këndi i vdekur për ta mposhtur portierin Bart Verbrugen. Goli i Uatkins erdhi vetëm në paraqitjen e tij të dytë në Euro 2024 dhe ai shfrytëzoi maksimalisht mundësinë e tij në Dortmund.
Fill Foden dhe Kobie Mainoo ishin të dy të jashtëzakonshëm gjatë natës, ndërsa momenti i Uatkins do të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së Anglisë, pavarësisht nga rezultati të dielën. Kështu, tifozët po kërkojnë që Uatkins, si dhe zëvendësuesit e tjerë Koll Palmer dhe Luk Shou, të fillojnë si titullar finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës.
“Nuk më intereson kush shkon në stol, Koll Palmer duhet të fillojë finalen e Euro 2024” dhe kjo është arsyeja pse Palmer e meritoi vendin e tij në Euro dhe pse ai duhet të fillojë finalen”, ishin dy komente të dy tifozëve.
“Oli Uatkins është ajo që çdo tifoz anglez ka thirrur për të gjithë turneun. Dhe ai thjesht duhet të fillojë finale. Starto me Uatkins në finale, kam parë mjaftueshëm”, ishin dy komente tjera përkrahëse për sulmuesin e Aston Villas.
Një tifoz i pestë doli në përkrahje të mbrojtësit të Man. Junajtedit.
“Luk Shou do të duhet të fillojë finalen. E di që ai nuk është 100 për qind, por është basti i tyre më i mirë. Ne kemi nevojë të fillojmë me Uatkins dhe Shou në finale. Krijuesit e diferencës të uritur për shansin e tyre meritojnë të shpërblehen për ndërrimet e tyre”, shkroi një tifoz tjetër.