Tjetër rekord historik për Lamine Xhamal, yllin 16-vjeçar të Barcelonës
Rekordet historike të talentit të Barcelonës, Lamine Xhamal nuk kanë të ndalur. Me golin e realizuar ndaj Osasunës në duelin gjysmëfinal të Superkupës së Spanjës, 16-vjeçari u bë lojtari më i ri që shënon në këtë kompeticion, duke kaluar kështu edhe Gavin.
Barcelona arriti të triumfonte me shifrat 2-0 duke siguruar kualifikimin për në finalen e Superkupës ndaj Realit të Madridit ndërkohë që pas, La Ligës, kualifikueseve të Europianit dhe historisë së Spanjës, tashmë Xhamal do të mbajë medaljen e golashënuesit më të ri në Superkupën e Spanjës.