AA
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mes datës 24 dhe 25 korrik 2025, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka qëndruar në terren me policët e Shkupit, ku prej orës 17:00 deri në ora 01:00 janë shqiptuar 155 gjoba trafiku, njofton TV21.
“Gjatë kohës së kontrollit janë ndërmarrë masa kundër 155 pjesëmarrësve në trafik, prej të cilëve 51 sanksione për motoçiklistë. Prej tyre, shtatë janë për ngasje të motoçikletës pa patent shofer, 25 sanksione për ngasje pa kapelë mbrojtëse, tri masa për ngasje të motoçikletës pa provim të kaluar, tetë sanksione për ngasje të motoçikletës në kategori jo përkatëse, dy masa për kalim të motoçikletës në të kuqe, tri sanksione për mosrespektim të shenjës së policit, janë marrë edhe dy motoçikleta për shkak të skadimit të lejes së trafikut për më shumë se gjashtë muaj”, thuhet në njoftim.

“Nëse Kiro Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë për të ndryshuar emrin e vendit siç thuhet në dokumentet e CIA-s, atëherë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë
Eurodeputeti dhe raportuesi për vendin në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz thotë se ndryshimet kushtetuese janë një kusht i pandryshueshëm për