
Tre persona të vrarë brenda dy ditëve në Vushtrri – Krejt çka dihet për dy vrasjet që tronditën Kosovën
Kosova është tronditur në 24 orët e fundit, si pasojë e dy vrasjeve të rënda që kanë ndodhur në Vushtrri.
Nga këto vrasje, tre persona kanë humbur jetën, një 19 vjeçar, një grua 42 vjeçare dhe një burrë i moshës 58 vjeçare.
Mbrëmë rreth orës 20:35 minuta, në rrugën “Galip Badivuku” në qytetin e Vushtrrisë, një 19 vjeçar me inicialet A.Z ka gjetur vdekjen si pasojë e tre plumbave që ka marrë nga bashkëmoshatari i tij, me inicialet B.D.
Lajmin mbrëmë e pati konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.
Detaje në lidhje me rastin, sot ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë të cilët kanë kërkuar paraburgimin e 19 vjeçarit, B.D.
“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.
I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhej në komunikatën e Prokurorisë.
Sot, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është mbajtur seanca e parë ku i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj, të dyshuarit B.D, shkruan lajmi.net.
“Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.