AA
MPB Maqedoni njofton se dje (28.09.2025) në orën 12:30, oficerë policie nga SPB Shkup – Stacioni Policor Aerodrom privuan nga liria T.M. (23) dhe I.M. (26), të dy nga fshati Trubarevë, rajoni i Shkupit.
Siç thonë nga MPB, më herët një punonjës i komunës së Aerodromit raportoi se dy persona po digjnin kabllo në një park në bulevardin “Fevruarski pohod”, dhe pasi oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, i gjetën dhe i privuan të dy nga liria”.
“Ata po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet raport përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër vazhdojnë të thyejnë rekorde. Në nëntë muajt e parë
Procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi është “lojë” dhe “hakmarrje politike”, vlerëson sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj