Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 U nënshkrua Kornizë e re bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara
Maqedoni

U nënshkrua Kornizë e re bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara

September 11, 2025

AA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski dhe koordinuesja e përhershme e KB-së në Maqedoni të Veriut, Rita Kolumbia sot nënshkruan Kornizë të re për bashkëpunim me Kombet e Bashkuara 2026 – 2030, e cila paraqet dokument strategjik kyç i cili do ta udhëheqë punën e të gjitha agjencive të KB-së në vend në pesë vitet e ardhshme.

Siç kumtoi MPJdheTJ, prioritetet në të cilat do të punohet në periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2030 janë zhvillimi inkluziv social dhe njerëzor; ekonomia e qëndrueshme dhe puna dinjitoze; shoqëria rezistente dhe e gjelbër dhe ekosistemet; sundimi i së drejtës dhe menaxhimi i mirë.

Korniza për bashkëpunim është dokument strategjik kyç i cili do ta udhëheqë punën e të gjitha agjencive të KB-së në vend në pesë vitet e ardhshme. Ajo ndërlidhet me bashkëpunimin e deritanishëm mes KB-së dhe Qeverisë dhe paraqet bazë për partneritete të afërta mes partnerëve nacionalë dhe ndërkombëtarë për avancim të arritjeve nga Strategjia nacionale për zhvillim (NDS) 2024-2044, procesi i integrimit në BE dhe Agjenda 2030 (Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm).

Korniza për bashkëpunim me KB-në paraqet ofertë të përbashkët të KB-së në mbështetje të prioriteteve zhvillimore nacionale të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Marrëveshja e re për bashkëpunim është rezultat i vizionin tonë të përbashkët me Qeverinë, e formuar nga kontrolle vlerësuese nga shoqëria qytetare, komuniteti akadmeik dhe njerëzit nga çdo kënd i komunitetit tonë. Kjo marrëveshje e prezanton përkushtimin tonë të përbashkët ndaj përmirësimit të jetës së të gjithëve në vend. Së bashku konstatuam katër prioritete kyçe qëlidhen mes veti dhe janë të dizajnuara të mbështeten. Këto prioritete janë të harmonizuara me Strategjinë nacionale për zhvillim dhe e paraqesin angazhimin e bashkaur për përparim të zhvillimit të qëndrueshëm, pa u lënë askush pas. KB do të punojë krah për krahu me popullin e Maqedonisë së Veriut për krijim të një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë!”, tha Rita Kolumbia, kooridnuese e përhershme e KB-së.

Gjithsej 15 agjenci, programe dhe fonde të KB-së (FAO, ILO, IOM, ITU, UNDP, UNECE, UNEP, UNFPA, UNHCR, UNICEF, UNIDO, UNOPS, UN Women, WHO) e nënshkruan Kornizën për bashkëpunim, duke u obliguar ta mbështesin dhe të kontribuojnë drejt përparimit të vendit në arritjen e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në periudhën në vijim.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.