AA
Nga 12 tetori, Bashkimi Evropian do të fillojë me zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve në kufijtë e tij, i njohur si “Entry-Exit System”. Ambasadori Mihalis Rokas sqaroi të rejat e sistemit ndërsa shtoi se ky sistem ndryshon nga ETIAS i cili planifikohet të fillojë të zbatohet nga fundi i vitit 2026.
“Kjo në praktikë nënkupton që qytetarët e vendeve të treta kur hynë në BE duhet të regjistrojnë një herë të dhënat e tyre biometrike, shenjat e gishtave dhe do të duhet të bëjnë një fotografi dhe pas kësaj, gjatë një hyrje të dytë, procesi do të jetë më i lehtë. Shembull, në aeroport do të mund të përdorni portat automatike gjë që do ta lehtësojë mënyrën e të udhëtuarit përmes kufijve të BE-së. Nuk duhet të krijohet konfuzion se Entry-Exit System dhe ETIAS janë dy sisteme të ndryshme. ETIAS është për të ardhmen dhe ju do të merrni informacione në kohë rreth zbatimit të tij”, deklaroi Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së. /Alsat.mk
Më 17.05.2026, në ora 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar M.B. (19) nga
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi organizimin,
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përshëndetur miratimin e Ligjit të ri për Lojërat e Fatit, duke e cilësuar atë