Ulen lindjet në tremujorin e parë të vitit 2026, rritet numri i divorceve
Në tremujorin e parë të vitit 2026 është shënuar rënie e numrit të lindjeve në vend, ndërsa është rritur numri i divorceve, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3,380 lindje të foshnjave të gjalla, që paraqet një ulje prej 4.1 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.
Po ashtu, rritje natyrore negative është evidentuar në 66 komuna të vendit. Numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2026 arriti në 5,342 persona, që është për 1.0 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, nëntë kanë qenë vdekje foshnjore.
Sipas statistikave, shkalla e rritjes natyrore mbetet negative dhe arrin në -1,962, çka nënkupton se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve për po aq persona.
Në këtë periudhë janë lidhur gjithsej 1,797 martesa, ose 2.7 për qind më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025. Ndërkohë, janë regjistruar 494 divorce, duke shënuar rritje prej 6.2 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
