AA
Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e rreme si banorët e Shkupit”.
Ajo mbështeti qëndrimet bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se anëtarësimi i vendit në BE “nuk do të ndodhë as në ëndërr”.
“Sot do të flas si maqedonase, sepse jam krenare që jam maqedonase, e vërtetë, dhe jo e rreme si banorët e Shkupit. Ata turpërohen të thonë se çfarë janë. Kemi arritur në një pikë ku nderin e Maqedonisë dhe Greqisë po e mbrojnë bullgarët.
Reagimi i tyre është i drejtë, sepse ata e dinë se gjuha aktuale në Shkup është një dialekt bullgar dhe kombësia e tyre është bullgare. Nëse dëshironi paqe dhe marrëdhënie të mira në Ballkan, historia duhet të rishkruhet, përndryshe integrimi në BE nuk do të ndodhë as në ëndrrat e tyre. Maqedonia është një dhe ajo është greke”, deklaroi Latinopuli.
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave