AA
Ai është njeriu më misterioz i skenës shqiptare. Një figurë hermetike që kurrë nuk e ka bërë jetën e tij private pjesë të lajmeve. Deri më sot.
Lajmi i momentit vjen pikërisht nga Unikkatil: Reperi legjendar dhe gruaja e tij Valbona, i kanë dhënë fund martesës.
Ky nuk ka qenë një thashethem i zakonshëm. Përkundrazi, ka qenë një “sekret” i ruajtur me fanatizëm dhe i ditur vetëm nga rrethe shumë të ngushta. Një ndarje e cila, tashmë, po konfirmohet.
Por… historia nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm gjysma e saj.
Burime ekskluzive të Prive By LS bëjnë me dije se ndarja ka kohë që ka ndodhur, dhe lideri i TBA është tashmë në një kapitull tjetër. Ai është prej kohësh në një lidhje të re dashurie… dhe thuhet se është shumë i lumtur.
Pavarësisht natyrës së tij të mbyllur, Rebel-i e ka reflektuar këtë lumturi të re, sigurisht, në mënyrën e tij.
Së fundmi, në bio-n e tij në Instagram është shfaqur një detaj i vogël, por domethënës: shkronja “J”, e ndjekur nga një zemër.
Burimet këmbëngulin se kjo nuk është një aventurë kalimtare. Lidhja thuhet se është bërë shumë serioze.
Mbetet të shihet nëse ky kapitull i ri do të thyejë më tej “murin” misterioz të Unikkatil-it, por një gjë është e sigurt: të gjithë sytë tani janë te shkronja “J”. /Prive By Liberta Spahiu
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e
Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje
Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në