Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Universiteti i Tetovës përmes disa aktiviteteve, e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit
Maqedoni

Universiteti i Tetovës përmes disa aktiviteteve, e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit

April 8, 2025

AA

Fakulteti i Shkencave Mjekësore përmes disa aktiviteteve sot e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit. Motoja e kësaj dite për vitin 2025 është “Fillim i shëndetshëm, për një të ardhme plot shpresë”. Kjo fushatë njëvjeçare fokusohet në shëndetin e nënave dhe të posalindurve, duke inkurajuar qeveritë dhe komunitetin shëndetësor të intensifikojnë përpjekjet për të eliminuar vdekjet e parandalueshme të nënave dhe foshnjeve.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, tha se ashtu si më 7 prill të vitit 1948, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti asamblenë e saj të parë dhe mori vendimin për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të sensibilizimit për mbrojtjen shëndetësore globale, edhe Universiteti i Tetovës ec me përkushtim në të njëjtën rrugë – duke ofruar shërbime, mbështetje dhe vetëdijesim për rëndësinë e shëndetit publik.

“Në këtë vit të shënuar, kur Universiteti i Tetovës kremton 30-vjetorin e themelimit të tij, theksojmë me krenari rolin e rëndësishëm që ky institucion ka luajtur dhe vazhdon të luajë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Me një staf të kualifikuar akademik, administrativ dhe teknik, si dhe me angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit Studentor, ne krijojmë hapësira të reja për zhvillimin profesional dhe vetëdijesimin qytetar. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti ka organizuar aktivitete të shumta që lidhen drejtpërdrejt me kujdesin shëndetësor, siç janë aksionet për dhurimin vullnetar të gjakut në bashkëpunim me institucionet përkatëse, si dhe seminare dhe tryeza shkencore që trajtojnë tema të ndjeshme si lufta kundër kancerit dhe mbrojtja e shëndetit mendor. Besojmë fuqishëm se Universiteti i Tetovës po e rrit përgjegjësinë e tij për të qenë pjesë aktive në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme – një qëllim ky që përputhet me misionin e vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë: sigurimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët në nivel global.” tha mes tjerash Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që e organizuan këtë aktivitet. Sipas tij, kjo ditë na kujton rëndësinë e shëndetit si një nga të drejtat themelore të çdo individi dhe përgjegjësinë tonë kolektive për ta mbrojtur atë. Si Fakultet i Mjekësisë, mbeten të përkushtuar në përgatitjen e profesionistëve të aftë dhe humanë, të cilët do të jenë në vijën e parë të kujdesit shëndetësor dhe zhvillimeve shkencore.

Organizatorja e këtij aktiviteti, prodekania për Shkencë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Arbresha Bexheti-Ferati paraqiti referatin kushtuar Ditës Botërore të Shëndetit.

“Sot jemi mbledhur për të shënuar një ditë të rëndësishme – Ditën Botërore të Shëndetësisë. Një ditë që na kujton se shëndeti nuk është vetëm një e drejtë themelore, por edhe një themel mbi të cilin ndërtohet një e ardhme e ndritur për familjet, komunitetin dhe shoqërinë tonë. Tema e këtij viti, “Fillim i shëndetshëm për një të ardhme plot shpresë”, vendos në qendër shëndetin e nënave dhe të posalindurve. Është një thirrje për veprim, për të siguruar që çdo grua, pavarësisht prejardhjes apo vendit ku jeton, të ketë qasje në kujdes shëndetësor cilësor gjatë shtatzënisë, lindjes dhe muajve të parë të jetës së fëmijës së saj. Statistikat tregojnë një realitet të dhimbshëm: çdo vit, qindra mijëra gra humbin jetën nga komplikacionet e lindjes, ndërsa miliona foshnja nuk arrijnë të mbijetojnë muajt e parë të jetës. Dhe ajo që është më e dhimbshme është se shumë prej këtyre vdekjeve mund të parandalohen me kujdesin e duhur dhe investimet e nevojshme në sistemet shëndetësore. Ndaj sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që të investojmë në shëndetësi duke përmirësuar infrastrukturën, shërbimet dhe trajtimin e nënave dhe foshnjave; të rrisim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit para dhe pas lindjes, për të parandaluar komplikacionet dhe për të siguruar fillime të shëndetshme për të gjithë dhe të mbështesim profesionistët e shëndetësisë – ata që çdo ditë shpëtojnë jetë dhe që punojnë pa u lodhur për të garantuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Por ky nuk është vetëm një mision i institucioneve apo mjekëve – është një përgjegjësi kolektive. Çdo individ, çdo familje dhe çdo komunitet mund të luajë një rol në ndihmën ndaj grave shtatzëna, në mbështetjen e nënave të reja dhe në sigurimin që çdo fëmijë të ketë një fillim të shëndetshëm në jetë. Le të mos jetë kjo vetëm një ditë reflektimi, por një moment veprimi. Le të punojmë së bashku për një botë ku asnjë nënë nuk e humb jetën duke sjellë një jetë të re dhe asnjë fëmijë nuk shuhet para se të ketë mundësinë të rritet dhe të lulëzojë. Sepse duke u kujdesur për fillimet, sigurojmë një të ardhme me shpresë për të gjithë.” – tha organizatorja e këtij aktiviteti, prodekania për Shkencë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Arbresha Bexheti – Ferati.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, Prof. Dr. Sani Bajrami, pediatër neonatolog mbajti një ligjëratë tejet domethënëse kushtuar nënave dhe foshnjave.

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Shëndetit, studentët e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, vendosën stenda në qendër të qytetit dhe bënë thirrje që qytetarët t’i kushtojnë rëndësi shëndetit, duke iu ofruar shërbime si matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit, shpërndanë broshura edukative për shëndetin e përgjithshëm dhe u sugjeruan mënyra që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.