Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Urdhri i SHBA për diplomatët: Mos ndërhyni në vendet e tjera, jo komente për zgjedhjet e drejtësinë
Maqedoni

Urdhri i SHBA për diplomatët: Mos ndërhyni në vendet e tjera, jo komente për zgjedhjet e drejtësinë

July 18, 2025

AA

Në Shqipëri – por jo vetëm – një fjalë, fotografi a mesazh nga Uashingtoni dhe përfaqësues të tij, është parë gjithmonë si konfirmim apo rrëzim i fateve të shumë personazheve lokale, politikave apo reformave të ndryshme.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë ta mbajnë më një rol të tillë, të paktën në publik. Administrata e Presidentit Trump ka vendosur të mos ndërhyjë më në zgjedhjet e vendeve të tjera, duke mos komentuar integritetin e tyre dhe as vendimet e drejtësisë, dy çështje që në Shqipëri janë parë gjithmonë si territore të influencës amerikane.

Kjo qasje e re është përcjellë përmes një udhëzimi të fundit të Sektetarit të Shtetit Marco Rubio për të gjithë diplomatët amerikanë në mbarë botën, zbuluar nga agjencia e lajmeve Reuters.

– VENDIMI I SHBA – “Kur është e përshtatshme të komentojmë për zgjedhjet e huaja, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në përgëzimin e kandidatit fitues dhe, kur është e përshtatshme, në vënien në dukje të interesave të përbashkëta të politikës së jashtme. Mesazhet duhet të shmangin dhënien e mendimeve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë një vizitë në Arabinë Saudite, kritikoi vendet perëndimore se po ndërhyjnë në politikën e Lindjes së Mesme.

– VENDIMI I SHBA – “Ndërsa Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen fort vlerave të tyre demokratike dhe do t’i manifestojnë këto vlera kur vendet e tjera të zgjedhin një rrugë të ngjashme, Presidenti e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin partneritete me të vendet kudo ku përputhen interesat tona strategjike”.

Ky zhvillim në Departamentin Amerikan të Shtetit me gjasë do të prekë edhe Shqipërinë, ku zyrtarisht nëpërmjet kontratave të lobimit partitë politike kërkojnë të influencojnë administratën amerikane.
Më e fundit është kontrata nëpërmjet një fondacioni shqiptaro amerikan, në favor të PD, që ka angazhuar firmën Continental Strategy, që synon promovimin e agjendës së PD në SHBA.

Me ndërhyrjet e tyre publike në jetën politike dhe çështjet e drejtësisë, ambasadorët amerikanë në Shqipëri janë përkufizuar edhe si guvernatorë, një rol që të paktën gjatë kësaj administrate, do të duhet ta ridimensionojnë larg kanaleve të komunikimit publik. (A2 Televizion)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që

November 22, 2026
Maqedoni

Emira Selimi: Shqiptarët e Manastirit po harrohen?

November 22, 2026
Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova mesazh urimi për Ditën e Alfabetit Shqip

November 22, 2026
Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi: 22 Nëntori i Alfabetit Shqip është themel i

November 22, 2026
Maqedoni

Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15592
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, me rastin e 22 Nëntorit-Ditës së Alfabetit Shqip, ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë

Maqedoni

Emira Selimi: Shqiptarët e Manastirit po harrohen?

Manastiri zë një vend të rëndësishëm në historinë kombëtare shqiptare, veçanërisht për shkak të Kongresit të Alfabetit, të mbajtur në

Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova mesazh urimi për Ditën e Alfabetit

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi urim për pjesëtarët e komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.