AA
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026 me barazimin 1-1 kundër Zvicrës në Prishtinë, një rezultat që konfirmoi rritjen dhe stabilitetin e “Dardanëve”.
Pas ndeshjes, sulmuesi Fisnik Asllani u shfaq i emocionuar dhe i motivuar për fazën e ardhshme, duke theksuar se marsi do të jetë vendimtar për ëndrrën e Botërorit. “Jam shumë i lumtur. I gjithë ekipi ka bërë një punë të shkëlqyer. Jemi krenarë për këtë ecuri dhe për suksesin që kemi arritur. Tani do të kthehem te klubi dhe do të jap maksimumin”, u shpreh ai.
Asllani tregoi ambicie edhe në aspektin personal, duke thënë se dëshiron të rrisë kontributin e tij në gola e asiste, ndërsa për të ardhmen e karrierës tha se çdo gjë do të vlerësohet në kohën e duhur. “Dua të shënoj më shumë, të asistoj, dhe kur të vijë koha do të shohim edhe për një transferim. Në këto kualifikime jemi paraqitur shumë mirë si ekip”, deklaroi ai.
Sulmuesi 22-vjeçar u shpreh i paduruar për sfidat e plejofit: “Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të sigurojmë kualifikimin në Botëror”.
Asllani ka kontribuar me dy gola gjatë këtij cikli, duke qenë një ndër lojtarët kyç në suksesin e Kosovës në Grupin B.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ) ka reaguar në lidhje me mungesën e himnit shqiptar në
Një ditë pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbylli lëndën për furnizimin dhe ndërtimin e 19
Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në qershor ka zbritur në 48.381 denarë, duke qenë 1.163 denarë më e