

AA
Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni manovrues Komanda Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it, kanë kryer misione ajrore mbi veriun e Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-i këto aktivitete, të kryera si ditën ashtu edhe natën me njësitin e aviacionit, “lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të KFOR-it në rajon”.
“Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të partisë. Mbledhja
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut shënuan një fitore të thellë për partinë opozitare VMRO-DPMNE, ndërkohë që koalicioni shqiptar “VLEN”,
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë