AA
Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, si pjesë e koordinimeve përpara raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 2 nëntor.
Rexhepi ka bërë të ditur se përkushtimi për suksesin zgjedhor po intensifikohet, ndërsa ka shpërndarë edhe një mesazh mobilizues për qytetarët dhe mbështetësit e tij:
“Të angazhuar, të përkushtuar si anjëherë më parë, drejt fitoreve të reja!”
Ai theksoi se ditët në vijim do të jenë kyçe për të siguruar rezultatin e synuar në Tetovë, ndërsa paralajmëroi angazhim të shtuar në terren së bashku me strukturat dhe partnerët politikë.(INA)
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet