Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Valbon Limani: Gostivari me rrjet të ri ujësjellësi dhe ujmatës digjitalë – problemet me ujin drejt zgjidhjes
Maqedoni

Valbon Limani: Gostivari me rrjet të ri ujësjellësi dhe ujmatës digjitalë – problemet me ujin drejt zgjidhjes

October 7, 2025

AA

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, në debatin zgjedhor në TV21 foli për çështjen e ujësjellësit dhe problemet e furnizimit me ujë, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Ai tha se komuna tashmë ka një plan të qartë për zgjidhjen afatgjatë të këtij problemi, që është theksuar në disa lagje dhe fshatra të Gostivarit.

“Në komunën e Gostivarit kemi plan për përmirësimin e furnizimit me ujë, posaçërisht në disa lagje dhe fshatra ku problemi është më urgjent. Gjatë verës, numri i banorëve në qytet pothuajse dyfishohet, ndërsa përdorimi i ujit shpesh e tejkalon normën e zakonshme,” – deklaroi Limani në TV21.

Sipas tij, është drejt përfundimit projekti i ri për rrjetin e furnizimit me ujë, që përfshin dy rezervuarë të rinj dhe do të mbulojë pothuajse të gjitha vendbanimet e komunës.

“Projekti është drejt përfundimit, mbeten vetëm dy pjesë të vogla për shkak të procedurave administrative. Rrjeti i ri i ujësjellësit me dy rezervuarë do të sigurojë ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet, përfshirë edhe fshatrat. Një ndër problemet më të vjetra, në fshatin Debresh, do të zgjidhet paralelisht me vënien në funksion të këtij sistemi të ri,” – theksoi Limani.

Ai nënvizoi se komuna planifikon edhe një fushatë vetëdijësimi për racionalizimin e përdorimit të ujit gjatë verës, si dhe instalimin e ujmatësve digjitalë për një kontroll më efikas të konsumit.

“Paralelisht do të fillojmë me ujmatësit digjitalë që do të mundësojnë kontroll të saktë të konsumit të ujit dhe detektim të abuzimeve. Po ashtu, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, kemi nisur zbatimin e sistemit SCADA, që detekton automatikisht humbjet e ujit dhe tregon në kohë reale se ku duhet intervenuar,” – shtoi Limani.

Ai përfundoi se me këto masa, Gostivari synon të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe modern me ujë për të gjithë qytetarët.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15497
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja

Një shtetase e Turqisë, Yagmur Ykser, ka rrëfyer për emocionet e saj kur ka vizituar Prekazin dhe kur ka kuptuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.