
Valdet Xhaferi me porosi nga Gostivari: “Bashkë për Misionin e Tetorit”
Në prag të zgjedhjeve të tetorit, kreu i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka dhënë një porosi mobilizuese për qytetarët dhe strukturat partiake.
Përmes një fotografie të publikuar ku shihet duke shtrënguar duart me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në kabinetin e këtij të fundit, Xhaferi ka theksuar rëndësinë e unitetit politik.
“Bashkë për Misionin e Tetorit. Gostivari është gjithmonë në ballë të proceseve të mëdha kombëtare. Referendumi 2025 është çështje e dinjitetit tonë,” – ka shkruar Xhaferi në postimin e tij.
Nga ana e tij, edhe kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka përshëndetur bashkëpunimin duke shtuar:
“Ky bashkim politik, është dëshmi e fuqisë së unitetit tonë dhe vendosmërisë për ta çuar Gostivarin drejt fitores që në rreth të parë më 19 tetor”, tha Limani.
Fotografia dhe mesazhi i përbashkët i dy figurave të BDI-së shihet si sinjal për intensifikimin e fushatës së opozitës shqiptare për Referendumin e vjeshtës.

Ndryshe, sot Valbon Limani – kandidat për kryetar komune, dhe Valdet Xhaferi – bartës i listës për Këshillin Komunal, së bashku me rininë e BDI-së dhe ASH-së, të shoqëruar nga Ansambleja e Gruas së ASH-së dhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta në BDI, zhvilluan aktivitetin e parë të përbashkët në kuadër të Aleancës Kombëtare për Integrim.Flaka