Valdrin Geci: Gani Geci nuk është arrestuar, kemi shkuar vullnetarisht në polici për deklaratë
Valdrin Geci ka reaguar lidhur me raportimet për Gani Gecin, duke deklaruar se ata kanë shkuar vullnetarisht në Policinë e Republikës së Kosovës për të dhënë deklaratë.
Sipas Valdrin Gecit, ai ka qenë së bashku me babanë dhe disa shokë duke pirë kafe në lokalin “Che Bar”, kur kanë marrë një telefonatë nga policia.
Pas telefonatës, Valdrin Geci dhe Gani Geci janë paraqitur vullnetarisht në polici për të dhënë deklaratat e tyre.
Ai ka paralajmëruar se, pas përfundimit të intervistimit, Gani Geci do t’u përgjigjet mediave lidhur me raportimet se kinse është arrestuar.