AA
Edhe sot vijojnë kërkimet për vajzën 16-vjeçare që u zhduk në ujërat e lumit Vardar pranë fshatit Ulanc, në komunën Gradsko.
Aksioni i shpëtimit, i cili nisi që nga dita e djeshme, u ndërpre përkohësisht gjatë natës për shkak të kushteve të pafavorshme për kërkim, por është rifilluar herët në mëngjes, përcjell INA.
Sipas njoftimit nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), ekipet kërkimore u detyruan të ndalojnë operacionin gjatë natës për shkak të mungesës së kushteve minimale të përshtatshme. “Qendra operative e QMK-së është njoftuar se ekipet që po kryenin kërkimin do të tërhiqen për shkak të mungesës së kushteve minimale të përshtatshme për kërkim në kushte nate. Nesër herët në mëngjes, ekipet do të vazhdojnë kërkimin në koordinim të ndërsjellë”, njoftoi QMK.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e djeshme, kur dy persona – një 16-vjeçare dhe një grua 26-vjeçare – u raportuan të zhdukur në lum. Me mbërritjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit në vendngjarje, u bë e mundur shpëtimi i 26-vjeçares, ndërsa 16-vjeçarja ende nuk është gjetur.
Në terren ndodhen ekipe të njësive të kërkim-shpëtimit, përfaqësues të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po koordinohen për të vazhduar operacionin me intensitet të lartë, në përpjekje për të gjetur të zhdukurën.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin zonat e rrezikshme pranë lumit dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në hetim.(INA)
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin
Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku
Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi