Vazhdon drama, kënga e Taynës rrjedh ilegalisht në “Youtube”
AA
“Si ai”, mban titullin kënga e re e Taynës e publikuar gati dy javë më parë e që në fakt pati shumë probleme me të
Krejt kjo pasi artistja kosovare pati shumë probleme me menaxherin me të cilin bashkëpunoi për shumë vite, Rinor Hykollin.
Një ditë pas lansimit të këngës, ky projekt u bllokua pikërisht nga menaxhmenti i saj, si arsye se Tayna kishte ende kontratë me ta, por pas 12 ditësh, “Si ai” është rikthyer ilegalisht në platformën “Youtube”, në një faqe fansash të artistes.
Krahas kësaj video të publikuar në këtë faqe fansash, në kanalin zyrtar të Taynës figurojnë vetëm video të shkurtra, pjesë nga klipi i realizuar i këngës “Si ai”.
Rinor Hykolli dhe Tayna patën përplasje të shumta në rrjete sociale, ku sipas Taynës ishte padrejtësi ajo që ai po i bënte asaj, por tashmë ish-menaxheri i saj thoshte se artistja kosovare i kishte bërë pabesi prapa shpinës.
Madje në një nga postimet e bëra Hykolli tha se e kishte “marrë nga rruga” dhe e kishte bërë “yll”, por që pas shumë përplasjeve virtuale me Taynën, ani pse kishte premtuar se projekti i ri do t’i kthehej në Youtube sërish, e do të tregonte se është “burrë”, një gjë e tillë s’ka ndodhur ende.


Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në
Në Sllupçan është paralajmëruar një marsh protestues për të premten, më 2 tetor, në orën 18:00, në sheshin “Dëshmori i
MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës
Kryeasamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka publikuar vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal,
Digjen makineritë në stadiumin e Shkëndijës së Haraçinës,
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar pas djegies së makinerive që po punonin në ndërtimin e stadiumit