Vdekja e Liam Payne-t, miku i ngushtë i dyshuari kryesor
Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të One Direction Liam Payne në Argjentinë, duke përfshirë një nga miqtë e tij më të ngushtë.
Rogelio “Roger” Nores, i cili pretendon se e la këngëtarin në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires rreth një orë para se të binte për vdekje, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, sipas gazetës Infobae.
Nores nuk besohet të jetë në paraburgim, por thuhet se i është ndaluar të largohet nga Argjentina.
Menaxherët e hoteleve Gilda Martín dhe Esteban Grassi janë akuzuar për vrasje.
Të pesë janë thirrur për t’u paraqitur në gjykatë, por vetëm dy janë në paraburgim.
Ylli i One Direction vdiq, më 16 tetor pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin “CasaSur Palermo” në Buenos Aires, Argjentinë. Ai ishte 31 vjeç.
Vdekja e tij tronditi botën dhe ngriti pikëpyetje se si ai kishte rënë.
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia e
Bullgaria ndalon një ngarkesë me 19 tonë mollë nga Maqedonia e Veriut, shkak mbetjet e pesticideve, përcjell TV21. Agjencia Bullgare
Reagon Geci: Për 12 ditë sa isha në
Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një deklarimi të dërguar në redaksinë e Veriu.info ka reaguar në lidhje me
Kuvendi me agjendë të ngjeshur sot, katër komisione
Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë dhe