Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar dhe u realizua për shtatë minuta
Kosovë

Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar dhe u realizua për shtatë minuta

December 22, 2025

AA

Vëllai i Liridona Ademajt ka folur pas seancës së mbajtur sot në rastin ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e motrës së tij.Ai tha se seanca ishte tejet e rëndë emocionalisht për familjen, pasi gjatë saj u shfaqën pamjet e fundit të jetës së Liridonës.

Sipas tij, nga provat e paraqitura u dëshmua qartë se vrasja ishte e planifikuar mirë dhe se e gjithë ngjarja kishte zgjatur vetëm shtatë minuta.“Sot për ne nuk ishte një ditë e lehtë pasi që i pamë edhe videot e fundit të jetësws së motrës sonë. Pra, ajo se çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë vrasjen, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për 7 minuta. Pra nuk ishte një vrasje e pa planifikuar, por ishte e planifikuar mirë nga tre të akuzuarit.

Pra ajo se çfarë pamë sot në këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët e vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës sonë është Granit Plava”, tha Ademaj.Ai paralajmëroi se familja do t’i drejtohet sërish gjykatës me kërkesë që të lejohet elaborimi i provave, duke vlerësuar se përmes tyre do të dëshmohet edhe më qartë, sipas tij, organizimi profesional i grupit për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Ajo se çfarë na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë. Pra ky elaborim i provave për ne është jetësor sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin së bashku me Naimin dhe rrugëtimin e tyre.Pra ne do të kërkojmë përsëri nga gjykata që t’i elaborojmë provat sepse është e drejtë jetike, mendoj që me ato prova të cilat ne i kemi dhe që mendojmë që duhet të dalin, qartësohet edhe më mirë grupi i tyre i organizuar në mënyrë profesionale për vrasjen e motrës sonë”, tha Ademaj.

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burgim

Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të

Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në lokale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.