AA
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë mes Faton Pecit të VV-së dhe Arian Tahirit të PDK-së.
Deri më tani janë procesuar 69 vendvotime, që kanë rezultuar me këto të dhëna: Peci (51,27%) dhe Tahiri (48,73%).
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta rifillojë numërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, që u ndërpre pas raportimeve për manipulime.
Prokurori që do ta hetojë rastin e dyshimeve të ngritura është ndërruar, ndërsa po vazhdojnë polemikat mes akterëve të dy partive për garën në Mitrovicë.
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do