“Vetëm në hotel, dua të mbes …”, u takuan vetëm një herë, Denisa përndjek dhe denigron fiksimin e saj
Dikur disa persona konsideroheshin individë problematikë, njerëz me fiksime, ndërsa sot kanë një emër të ndërkombëtarizuar, stolker.
Ata përndjekin, persekutojnë, bullizojnë dhe shpesh terrorizojnë personin tek i cili janë fiksuar pa marrë aspak parasysh se nuk ka asnjë interes për ta, dhe mbi të gjitha pa marrë parasysh pasojat e veprimeve të tyre.
Që nganjëherë kapërcejnë çdo limit njerëzor. Historia ka nisur para katër vitesh në aplikacionin e Snapchat-it.
Si çdo çun, prano bë ftesa dhe na u ngjit më objekti me këtë personin. Kishte foto si çdo person tjetër.
Duke marrë shkas nga fotot, më pëlqyen. Muhabeti po na shkonte mirë. Djali në atë kohë 25 vjeçar, njëlloj si shumë bashkëmoshatarë të tij, i kalonte orët e natës duke komunikuar në rrjetet sociale me vajza të së njëjtës moshë.
Në një nga këto biseda, ai njihet me një vajzë, e cila nga fotot e publikuara, e tërheq menjëherë.
Pavarësisht bisedave që dy të rinjtë bënin çdo natë, vajza nuk pranonte të shfaqej asnjëherë të vetme. Në fakt asgjë për tu çuditur apo për të dyshuar, në një botë ku me mijëra vajza shantazhohen, pikërisht për shkak të pakujdesive të tilla.Duke e mirëkuptuar në hezitimin e saj, Arditi vendos që ta takoje, dhe ajo tregohet menjëherë e gatshme. Pak rëndësi ka fakti nëse ishte më e bukur apo më e shëmtuar se sa ajo që shfaqej në fotot e publikuara. Vajza që takoi nuk ishte ajo që kishte pretenduar.
Pra, e kishte gënjyer që nga dita e parë e njohjes. Kalon një muaj nga ai takim, dhe kur dukej se gjithçka ishte mbyllur aty, dhe jeta për secilin do të vazhdonte normalisht, Arditit i vjen një mesazh në telefon. I riu trembet duke menduar se mund të behej shkak i një tragjedie, prandaj nxiton që ta takojë për ta qetësuar. Dy të rinjtë qëndrojnë për një orë në makinë, mes insistimit të vajzës për tu pranuar me çdo kusht, dhe refuzimit të vazhdueshëm të djalit. Në fakt, ky moment do të ishte edhe pikënisja e një trazimi shpirtëror për Arditin.
Ai do të duhej të përballej me fiksimin e vajzës stolkere e cila nuk ndalej aspak pavarësisht indiferencës së të riut. Këto mesazhe, janë një pjesë fare e vogël e një arsenali sharjesh dhe kërcënimesh që për katër vite me radhë kanë ngarkuar plot celularin e të riut, të cilit fatmirësisht i dinte vetëm emrin dhe asnjë të dhënë tjetër më shumë. Por një ditë, këmbëngulja e saj do të shpërblehej. Dhe këtu do të vinte radha e familjarëve të 25 vjeçarit, të cilët u vunë të gjithë në shënjestrën e Denisës. Një bullizëm pa limite, duke mos kursyer asnjë person, përfshi edhe fëmijët.
Fillimisht e motra qëndron në heshtje, duke preferuar të mos e përfshijë vëllain në këtë situatë, me shpresën se gjithçka do të mbyllej aty. Në këtë pikë, e shqetësuar me atë që po ndodhte, ajo vendos më në fund të flasë me vëllain. Dhe ky i fundit e kupton menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. Duke parë se situata vetëm përkeqësohej, dhe vajza bullizuese vetëm sa e shtonte dozën e denigrimit, motër e vëlla e denoncojnë në polici.
Duke parë që askush nuk po lëvizte as gishtin për t’i dhënë fund makthit që kishte përfshirë një familje të tërë, për shkak të veprimeve aspak normale të një vajze të re, motra i drejtohet edhe njëherë dyerve të policisë.
Në këto kushte, kur një vajzë 26 vjeçare jashtë çdo kontrolli, shantazhon dhe denigron një nënë të re dhe fëmijën e saj vetëm 3 vjeç, duke mos pyetur aspak për denoncimet e vazhdueshme në polici, mendojmë t’i bëjmë vetë një vizitë, për të kuptuar situatën e saj.
Për këtë Piranjat bashkë me Arditin udhëtojnë drejt Peshkopisë, qytetit ku jeton Denisa.
Vajza duket tepër e lumtur që po e ritakon fiksimin e saj, dhe duke harruar gjithë çfarë i ka punur në këto vite, nis të bëjë biseda normale të një çifti që mund të kenë patur ndonjë zënkë kalimtare e pa pasoja. Ndërsa i riu përpiqet të diskutojë për fotot denigruese që Denisa ka hedhur në rrjete sociale, kjo e fundit ka të tjera ide në kokë. Duket qartë që gjëja e fundit që e shqetëson këtë vajzë, janë fotot e shpërndara të një nëne të re dhe fëmijës së saj 3 vjeçar.
Ajo i shmang lutjet e djalit me cinizëm dhe pa u trazuar aspak për pasojat që ka shkaktuar. Zoti ndoshta jo, por meqë ne jemi aty pranë, le të provojmë ta bindim të heqë dorë nga kjo marrëzi. Pavarësisht se Arditi ka qenë i qartë që në nisje që nuk ka asnjë interes për ta njohur dhe për të krijuar një raport me vajzën, ajo edhe përpara kameras insiston për tu afruar me të. Pra, i denigron familjen, motren dhe nipin tre vjeçar për ta bindur të lidhet me të.
Një fantazi të tillë se kishim parë as në telenovela. Pas këtyre fjalëve Denisa reflekton dhe më në fund vendos të fshijë fotot me të cilat ka shqetësuar një familje të tërë. Në të vërtetë, Denisa nuk fali jo vetëm Arditin por edhe Piranjat.
Disa orë pas kësaj interviste, ajo përshëndeti me një buqetë mesazhesh zanore ofenduese kundrejt gazetarëve.