VIDEO / Bajerni me rekord të ri në Bundesligë, dominoi Hofenhajmin
Bajern Munihu bind ndaj Hofenhajmit, në takimin e javës së 17-të të Bundesliga që u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa vlen të theksohet se miqtë e përfunduan këtë sfidën me 10 lojtarë. Me këtë rast Bajerni vendosi edhe një rekord tjetër, duke shënuar gol në ndeshjen e 65-të radhazi brenda fushës në Bundesligën e Gjermanisë.
Vendasit diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, ndërsa zhbllokuan takimin në minutën e 18’, me Musiala-n që pas asistit të Sane-s, shënoi nga një kënd shumë i vështirë, duke e dërguar topin në shtyllë dhe në rrjetë. Ndërsa në minutën e 70’, po me asist të Sane, Musiala e dërgoi topin në rrjetë pas një kthese të bukur.
Si të mos mjaftonte rezultati, në minutën e 74’ Promel bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Tel, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe duke e lënë Hoffenheim me dhjetë lojtarë. Pas këtij episodi, Bajern pati shumë raste të tjera për ta thelluar rezultatin, megjithatë goli i tretë erdhi në minutën e 90+1’, ku pas astit të Goretcka-s, Harri Kejn, shënon me një goditje të fortë.
Pas kësaj jave, Bajern Munihu renditet në vend të dytë me 41 pikë, një më pak se Bajer Leverkuzeni që mban kreun, teksa Hofenhajmit renditet në vend të shtatë me 24 pikë.