Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) BDI: Përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike, një nga shkaqet e ngecjes ekonomike
Maqedoni

(VIDEO) BDI: Përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike, një nga shkaqet e ngecjes ekonomike

April 18, 2026

AA

Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë të ditur se ka rënie serioze prej 61% të investimeve të huaja direkte në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, me vlerë totale prej vetëm 468 milionë euro. BDI njoftoi se të dhënat e publikuara në analizat rajonale për Investimet e Huaja Direkte në Ballkan kanë treguar një alarm serioz për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është një nga rezultatet më të dobëta në rajon dhe sinjal i rëndë për ekonominë e vendit, ka theksuar BDI.

Partia opozitare, po ashtu ka thënë se investitori i huaj kërkon siguri juridike, institucione funksionale, stabilitet politik, dhe administratë profesionale. Sipas BDI-së, kur shteti prodhon pasiguri, tensione politike dhe mungesë drejtimi strategjik, kapitali zgjedh destinacione tjera.

BDI

“Rënia prej 61% nënkupton më pak vende pune, më pak prodhim, më pak paga më të mira dhe më pak mundësi për të rinjtë. Qeveria aktuale mori mandatin me premtime për zhvillim ekonomik dhe investime rekord. Sot bilanci është krejtësisht i kundërt. Izolimi politik i brendshëm, përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike, tensionimi me partnerët ndërkombëtarë dhe stagnimi në rrugën europiane po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike”.

BDI njoftoi se për këtë gjendje duhet përgjegjësi e qartë politike, dhe se një qeveri që në pak kohë e kthen vendin në fund të rajonit për investime të huaja, sipas tyre nuk ka kredibilitet të kërkojë durim nga qytetarët. BDI sqaron se dorëheqja e kësaj qeverie është hapi i parë i domosdoshëm për rikthimin e besimit, stabilitetit dhe perspektivës zhvillimore të vendit. /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat

November 12, 2026
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete

November 12, 2026
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj

November 11, 2026
Kosovë

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i

November 11, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15456
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet

Nga sot deri të shtunën, Ohri do të jetë nikoqir i Takimit të 4-t Vjetor të Forumit Ballkanik të Gjykatave

Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të

Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet

Kryetari i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të jetë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.