Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Rritja e çmimeve, LSDM: Qeveria po vonon marrjen e masave
Maqedoni

(VIDEO) Rritja e çmimeve, LSDM: Qeveria po vonon marrjen e masave

April 18, 2026

AA

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Hristijan Mickoski për mungesë të masave konkrete në përballjen me rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Sipas saj, kanë kaluar 60 ditë nga fillimi i krizës në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa për të mbrojtur qytetarët nga shtrenjtimet.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Kaluan edhe Pashkët, dhe megjithëse Mickoski paralajmëronte masa të reja pas festave, ai sërish gënjeu – në vend të masave, vazhduan shtrenjtimet. Ndodhi ajo që e kishim paralajmëruar: edhe nëse çmimet e naftës bien, çmimet në markete, dyqane dhe tregje mbeten të larta. Çmimet e larta të ushqimeve dhe produkteve bazë çdo ditë po i zbrazin xhepat e qytetarëve”.

Kuzeska u ndal edhe te të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, duke theksuar rritjen e ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë. Sipas saj, perimet janë shtrenjtuar mbi 38 për qind, frutat mbi 10 për qind, ndërsa çmimet në bujqësi janë rritur për 23 për qind. Ajo shtoi se prej dy muajsh në rritje janë edhe çmimet e mishit, vajit dhe vezëve.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Prej dy muajsh janë rritur edhe çmimet e mishit, vajit, yndyrës, vezëve. Këto nuk janë vetëm shifra, por realiteti i përditshëm i qytetarëve me frigoriferë dhe xhepa bosh. Me Mickoskin, jeta e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë – populli nuk ka para”.

Nga LSDM rikujtuan se kanë propozuar një sërë masash për lehtësimin e situatës, përfshirë uljen e TVSH-së për ushqimet në 0 për qind, uljen e akcizave dhe të TVSH-së për karburantet, si dhe uljen e tarifave rrugore. Sipas Kuzeskës, qeveria tani po i paralajmëron të njëjtat masa, por me vonesë dhe në mënyrë të pjesshme. Ajo bëri thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente për uljen e çmimeve dhe mbështetje për kategoritë më të cenueshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në

November 12, 2026
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat

November 12, 2026
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete

November 12, 2026
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj

November 11, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15457
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të

Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet

Nga sot deri të shtunën, Ohri do të jetë nikoqir i Takimit të 4-t Vjetor të Forumit Ballkanik të Gjykatave

Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.