VIDEO/Befasia e sezonit në La Liga mposhtin me “manita” andaluzianët e Sevilja-s
Janë padyshim surpriza e këtij sezoni dhe po vazhdojnë të dhurojnë spektakël, në këtë edicon të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, teksa kanë fituar me “manita”, ndaj Sevilja-s, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 5-1.
Fitorja e vendasve mund të thuhet se u hipotekua, që në pjesën e parë të sfidës, pavarësisht se të parët e morën avantazhin “andaluzianët”, në minutën e 10’-të pas golit të spanjollit, Isak Romero. Menjëherë pas këtij goli erdhën 3 rrjeta të shpejta, me “bomberin” ukrainas, Artem Dovbik, që shënoi në minutat 13’, 15’ e 19’, për ta mbyllur fraksonin e parë në avantazh.
Me fillimin e pjesës së dytë, të kësaj sfide erdhi dhe goli i 4-t i përballjes, teksa pas një asistimi të Savio, një tjetër ukrainas gjen rrugën e rrjetës, me “fantazistin” Viktor Tsigankov, që çon topin në rrjetë, në minutën e 56’-të, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e thellë, 5 me 1, mendoi “veterani” i kësaj skuadre, Kristian Stuani, në minutën e 89’-të të lojës.
Falë këtij rezultati skuadra e Xhirona-s ngjitet në kuotën e 52 pikëve, duke “parakaluar” sërish “Galaktikët” e Real Madrid, me këta të fundit, që kanë vetëm 1 pikë më pak, por kanë avantazhin e një ndeshjeje më shumë. Në krahun tjetër, Sevilja po vazhdojnë krizën e tyre, teksa mbeten në kuotën e 16 pikëve, vetëm 1 pikë më shumë se “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria.