VIDEO / Depaj vendos derbin në Madrid, Atletiko mban hapin me Barcelonën
Atletiko Madrid mori tri pikë në derbin me Rajo Valejkanon, në një ndeshje dramatike që përfundoi me 2-1. Përballje që u vendos vetëm në minutën e 90-të.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, teksa sfida u zhbllokua në të 35-ën nga Reinildo. Por, 8 minutash më vonë Alvaro Garcia riktheu baraspeshën. Në pjesën e dytë, Atletico ndryshoi marsh dhe hodhi në fushën e lojës “artilerinë e rëndë”. Diego Simone aktivizoi lojtarë si Griezman, De Poll dhe Koke. Në dy situata VAR-i u anuloi golat e vendasve (Rikelme, Depaj), por në minutën e fundit holandezi Memfis Depaj ktheu në gol pasimin e francezit Griezman.
Një fitore me shumë vlerë për skuadrën e Simeones, që ruan hapin e Barcelonës, duke shkuar në të njëjtën kuotë me katalanasit. Me nga 57 pikë dhe aktualisht 8 më pak se Xhirona e vendit të parë dhe 7 më pak se Reali ndjekës (-1 ndeshje).
“Los Kolçoneros” do të luajnë një tjetër derbi në fundjavë (4 shkurt) me Realin e Madridit, ndërkohë që Rajo Valejkano do të presë Seviljan një ditë më vonë.