Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Familjarët e viktimave të Koçanit nesër në Kuvend
Maqedoni

(VIDEO) Familjarët e viktimave të Koçanit nesër në Kuvend

December 8, 2025

AA

Komisioni i përhershëm hetimor për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve ka caktuar për nesër seancën, ku pritet që anëtarëve të komisionit t’u drejtohen edhe familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan.  Në parashtresën dërguar Kuvendit, familjarët dhe të afërmet e viktimave, kërkojnë drejtësi për të parandaluar viktima të tjera të korrupsionit.  Në letrën e tyre, ato i kanë adresuar kërkesat e tyre ndaj komisionit parlamentar, ku mes tjerash, kërkojnë të ngrehet procedurë për shqyrtimin e këtij rastin si shkelje serioze e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Kërkesat e familjarëve të viktimave të Koçanit

  • T’i thërisni për t’i marrë në pyetje të gjitha institucionet relevante, funksionarë dhe persona fizik të cilët kanë pasur kompetenca apo ishin në një pozicion përgjegjësie para, gjatë dhe pas ngjarjes tragjike.
  • Të iniconi hetim themelor parlamentar përmes komisionit të përhershëm parlamentar hetimor me të cilin udhëhiqni, me qëllim që të zbulohen të gjitha mangësitë e sistemit dhe mbulimet eventuale, me theks të veçantë në rolin e korrupsionit.
  • Të propozoni ndryshime urgjente në rregullativën ligjore për punë të objekteve hotelierike, përfshirë edhe standarde të qarta të sigurisë, transparencë në dhënien e lejeve dhe përforcim i kontrollit ndaj organeve inspektuese dhe
  • Nëse vërtetoni se ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut në tragjedinë e Koçanit, të ngreni procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë te funksionet publike

Nga partia E Majta, lideri i së cilës është kryetari i Komisionit të përhershëm parlamentar për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, u kanë bërë thirrje deputetëve të shumicës parlamentarëve dhe përfaqësuesve të ftuar të pushtetit, që të marrin pjesë në seancë. At thanë se, nesër është dita e vetëm kur priindërit e viktimave mund të flasin nga foltorja e Kuvendit. E Majta rikujtoi se, tre herë ka tentuar që të caktojë këtë seanca, por siç thanë nga kjo parti, ajo është bllokuar nga shumica parlamentare.

E Majta

“Bëjmë apel që nesër të mos përsëritet edhe një turp institucional! Seanca duhet të mbahet, pa vonesa, pa justifikime boshe dhe pa kalkulime politike. Prindërit vijnë për të thënë atë që shteti prej muajsh refuzon ta dëgjojë. Nga pushteti dhe drejtuesit e shtetit pritet, të paktën, të paraqiten dhe t’u hedhin një sy njerëzve që kërkojnë drejtësi, përgjegjësi dhe ndryshim. Çdo shmangie apo sabotim i ri do të ishte edhe një fyerje tjetër për familjet, por edhe për popullin, si dhe edhe një hap drejt ruajtjes së sistemit që lejon të përsëriten tragjedi”.

Ndërkaq, edhe shumica parlamentare javën e kaluar ka formuar komisionin parlamentare për hetimin e tragjedive që kanë ndodhur viteve të fundit në vend, por ky komisionin ende nuk ka mbajtur seancë. Nga ana tjetër, edhe LSDM-ja, BDI-ja dhe Levica kishin dorëzuar në Kuvend propozim për komision të posaçëm hetimor për rastin e Koçanit, por propozimi i tyre nuk mori votat e nevojshme në Kuvend.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

November 23, 2026
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15612
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,

Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.