Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) LSDM: Tomovski ndau 161 tenderë për kompaninë e të afërmve të tij
Maqedoni

(VIDEO) LSDM: Tomovski ndau 161 tenderë për kompaninë e të afërmve të tij

December 8, 2025

AA

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, sot ka  paraqitur  akuza serioze në lidhje me, siç e quajti ajo, “skandalin me kompaninë familjare” të lidhur me Ivica Tomovskin, drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë.  Kuzeska tha se një kompani në të cilën marrin pjesë të afërm të Tomovskit ka fituar gjithsej 161 tenderë në vlerë prej rreth 5.3 milionë euro.

Kuzeska pretendon se Tomovski po përpiqet të distancohet nga kompania, edhe pse, siç theksoi ajo, në të janë të përfshirë babai i tij Vitomir, i afërmi i tij Kutanovski, dhëndri dhe nipi. Ajo shtoi se si numër kontakti i kompanisë figuron një numër telefoni që, sipas saj, i përket pikërisht Tomovskit.

 BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Tomovski është donator i VMRO-DPMNE-së. Një nga ata që duan të dallohen me shuma të mëdha. Vetëm në vitin 2021 ka dhënë donacion 8.000 euro për VMRO-DPMNE-në. 499.700 denarë, 100.000 denarë, 70.000 denarë, 100.000 denarë — rregullisht Tomovski ka paguar në llogarinë e VMRO-DPMNE-së. Dhe jo vetëm Tomovski. Edhe dhëndri i tij, Kutanovski, është gjithashtu donator i VMRO-DPMNE-së. Kompani familjare, donacione familjare”.

Ndërkaq,  në lidhje me ketë, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.  Sipas tyre, LSDM  reagon përsëri me konstrukte politike, pa ofruar asnjë provë konkrete për ndonjë shkelje të mundshme.

VMRO-DPMNE

“Është çështje logjike elementare që Tomovski nuk ka autoritet, asnjë pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik dhe asnjë vendim zyrtar që mund të lidhet me tenderët. Kjo është një situatë faktike qartësisht e verifikueshme”.

Kur nuk ka fakte, LSDM shtojnë nga partia e Mickoskit,   përpiqet të krijojë një skandal të rremë me interpretime dhe dezinformim klasik. Kjo strategji , ata thonë se mund të ketë pasur një gjysmë-efekt në të kaluarën, por sot qytetarët presin argumente.

Ndërkohë, LSDM kërkon  nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe nga Prokuroria Publike të hapin hetim për konflikt të mundshëm interesi dhe korrupsion në majën e qeverisë së udhëhequr nga  siç thonë, Hristijan Mickoski.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15498
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.