Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Gjendja e krizës së naftës në Maqedoni zgjatet deri më 20 korrik
Maqedoni

(VIDEO) Gjendja e krizës së naftës në Maqedoni zgjatet deri më 20 korrik

April 16, 2026

AA

Ende pa filluar mirë, seanca në të cilën deputetët vendosën për vazhdimin e gjendjes së krizës përfundoi…

E si pasojë, me 80-të vota “PËR”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi ka miratuar kërkesën e Qeverisë për të vazhduar gjendjen e krizës që do të fillojë nga 21 prilli e do të zgjasë deri më 20 korrik.

I vetmi deputet që morri fjalën në këtë seancë ishte deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, i cili tha se si grup parlamentar e mbështesin vazhdimin e gjendjes së krizës, por kritikojnë mënyrën se si shteti udhëheq me të njëjtën.

Sipas Mecinoviq, Maqedonia duhet të marr mësim nga shtetet tjera dhe të përballet me krizën në atë mënyrë që të mos krijojë krizë tjetër menjëherë pas saj. Deputeti opozitar tha se shteti veç me krizën duhet të përballet edhe me kartelet në pothuajse të gjithë sektorët, si ato energjetik po edhe të tjerë.

Sinkron: AMAR MECINOVIQ – DEPUTET

“Kemi një kontraditkë politike, të cilën nuk e kemi të qartë. Kryeministri Mickoski dhe ministrja e Energjetikës me javë të tëra deklarojnë se situata është stabile, por nga ana tjetër, kemi në fuqi, gjendje krize. Për më tepër, sot e vazhdojmë gjendjen e krizës edhe pse me javë të tëra  na thuhet se situata është stabile.  Edhe më tragjike është se në deklaratat e saja, ministrja e energjetikës ku thotë se, gjendja është stabile por do ta ndjekim situatën dhe se do të reagojë nëse prishen ekuilibrat”.

Me vazhdimin e gjendjes së krizës nga Qeveria thonë se pritet të vazhdohen edhe masat ekonomike, siç janë ulja e TVSH-së nga 18 në 10% dhe ulja e akcizës për naftë dhe derivatet e naftës. Gjithashtu nga Qeveria thonë se kanë kërkuar vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut serioz për furnizimin me energji, naftë dhe derivate, dhe mundësisë për pengesa dhe bllokim të importit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
Maqedoni

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5160
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15467
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë,

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar

Maqedoni

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

“Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën, pa të nuk mund të ketë arkitekturë të re sigurie”, u

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.