Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Universitetet mbështesin ligjet për arsim të lartë
Maqedoni

(VIDEO) Universitetet mbështesin ligjet për arsim të lartë

April 16, 2026

AA

Pavarsisht kritikave e vërejtjeve që kishin për propozim ligjin për arsim të lartë, rektorë të universiteteve, akademikë e profesorë sot e pranuan ligjin gjatë prezantimit nga ministrja dhe kryeministri. Mbështetjen e tyre disa e treguan me fjalë, e të tjerët me heshtje.

Sinkron: Bekim Fetaji, rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

“Universiteti  ‘Nënë Tereza’ përshëndet iniciativën për cilësinë më të lartë në arsimin e lartë dhe në këtë frymë parashtroi edhe propozime të konsoliduara për përmirësimin e 3 projekt-ligjeve, ligjin për veprimtari shkencore-kërkimore, ligjin për cilësi në arsimin e lartë dhe ligjin për arsimin e lartë”.

Sinkron: Veland Ramadani, prorektor i UEJL-së

“Universiteti jonë i mbështet fuqishëm të gjitha iniciativat të cilat kontribuojnë në cilësinë e arsimit të lartë. Në këtë drejtim, si universitet nga debati i brendshëm inkluziv, arrin në përfundim se duhet të mbështetet ligji për arsim të lartë, si një mundësi e mirë për përforcimin e mëtutjeshëm të sistemit dhe harmonizimin me standardet evropiane dhe globale arsimore”.

Sinkron: Biljana Angellova, rektore e Universitetit “Kirili dhe Metodi”

“Ligji parasheh kritere më të larta për zgjedhjen dhe rizgjedhjen në tituj akademikë të cilat do të rezultojnë në rangime më të mira të universiteteve në nivel ndërkombëtar.Me këtë ligj mbrohet autonomia e universiteteve, kurse për herë të parë vendoset  planifikimi buxhetore pesëvjeçar, gjë që sjellë stabilitet më të madh në punë”.

Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se shumë vite është eksperimentuar me arsimin, ndërsa dëmi më i madh sipas tij, është bërë në ligjin për arsim të lartë të sjellur në vitin 2018. E ligji i ri, thotë ai, do të jap rezultate.

Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër

“Për mua është veçanërisht e rëndësishme që zgjidhja e re ligjore krijon kushte që të rinjtë të qëndrojnë këtu. Të ndërtojnë rrugën e tyre profesionale dhe jetësore në vendin e tyre. Për herë të parë, studentët që me bursa shtetërore studiojnë në 100 universitetet më të mira në botë, si dhe studentët më të mirë në Maqedoni apo të shpallur më të mirët në universitetet e tyre – do të kenë përparësi në punësim në universitetet shtetërore”.

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska, shpreh kënaqësinë që ligji e ka marrë mbështetjen e komunitetit akademik.

Sinkron: Vesna Janevska, ministre e Arsimit     22:20

“Siç mund të shihni ka mbështetje të ligjit sepse këtu ka të pranishëm persona jo nga politika, por, nga komuniteti akademik, për të cilët është e rëndësishme prosporiteti i këtij vendi. Në arsim, në akademi, nuk ka politikë, gjegjësisht deri tani ka pasur, prandaj gjendemi në këtë shkallë të arsimit”.

I vetmi person që kishte vërejtje për ligjin, ishte studenti i vetëm i pranishëm në konferencën e prezantimit të ligjit, Aleksandar Nikollovski. Ai kritikoi pushtetin që sipas tij financon më shumë universitetet shqiptare.

Aleksandar Nikollovski, student

“Do të rikujtoj se 42 milion euro investohen në Universitetin ‘Nënë Tereza”, e cila ka rreth 2000 studentë. Për krahasim, në vitin 2025 për ndërtesat e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe për Fakultetin e Kulturës Fizike janë investuar 20 milion euro për 6000 studentë. Në vitin 2025 investimet kapitale në ‘Kirilin dhe Metodin’, 245 000 euro, kurse te ‘Nënë Tereza’ 2 milion euro edhe pse i pari ka 23 000 studentë, kurse i dyti 2 000”.

Ligji për Arsim të Lartë sipas ministres pritet që së shpejti të kaloj në Qeveri e më pas të dërgohet në Kuvend për votim.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
Maqedoni

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

November 12, 2026
Kosovë

Operacion i suksesshëm në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, mjekët

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5159
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15467
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë,

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar

Maqedoni

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

“Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën, pa të nuk mund të ketë arkitekturë të re sigurie”, u

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.