
VIDEO/ Harri Kejn siguron fitoren për Bajernin në ndeshjen historike
Bajern Munihu ka mundur Lajpcigun me 2-1, në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës dhe dhe është kthyer të fitorja në kampionat, pas dy humbjeve radhazi.
Bavarezët mbajnë vendin e dytë në renditjen e Bundesligë-s, duke qëndruar 8 pikë larg Leverkuzenit, kryesuesit aktual, kur kanë mbetur edhe 11 javë për tu zhvilluar deri në fund të sezonit. Protagonisti i ndeshjes së luajtur në “Allianz Arena” ka qenë njeriu i rekordeve Harri Kejn, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë personal te Bajerni.
Ka qenë pikërisht një dygolësh i anglezit që i ka dhuruar fitoren bavarezëve në ndeshjen e tyre të 1000-të të luajtur në shtëpi në Bundesligë, duke u transefruar kështu në klubin e parë në histori e kampionatit gjerman që e arrin këtë shifër. Kujtojmë se ish-ylli i Totenhamit kryeson renditjen e golashënuesve në Bundesligë me 27 gola.