(VIDEO) Janevska: Nxënësve mund t’u merren telefonat gjatë mësimit
“Pedofilia”, mbetet një nga problemet më të vështira dhe më të dhimbshme me të cilat po përballet sistemi arsimorë në vendin tonë. Për çdo ditë ka raportime se profesor të shkollave të mesme e fillore janë të përfshirë në skandale me fëmijë të mitur.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kërkoi nga mësimdhënësit që të paraqesin sjelljet devijante të kolegëve të tyre dhe të mos i lejojnë ata të bëjnë veprime të tilla të dëmshme.
Ajo tha se veprimet e tilla Ministria e Arsimit i ka denoncuar dhe do të vazhdojë ti denoncojë këto verpime devijante.
VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Do ju drejtohem edhe njëherë mësimdhënësve të cilët janë kolegë të atyre që bëjnë shkelje dhe veprime të ndaluara, por edhe janë mësues të nxënësve, të cilët duhet të jenë të mbrojtur nga ata që bëjnë veprime të ndaluara, në këtë rast po përmendet pedofilia. Ajo që do ta bëjmë është do ta forcojmë provimin trajnues sepse pikërisht aty na duhen ndryshime të mëdha dhe do të fillojmë me licencim të psikologëve që në të ardhmen do të merren me zbulimin e të gjitha problemeve në shkollë dhe në të ardhmen do të marrin masa, sigurisht ka edhe masa të tjera në dispozicion që ne do ti ndërmarrim.
Ndërkaq, për të minimizuar sjelljet devijante nëpër shkolla, qyteti Shkupit do të ofrojë këshilla psikologjike falas për të gjitha shkollat e mesme që janë nën kompetencë të kryeqytetit, ka njoftuar kështu kreu i qytetit, Orce Gjeorgjievski.
ORCE GJEORGJIEVSKI – KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
Lajmi ekskluziv që mund ta them është se brenda 15 ditëve do të fillojë mbështetje psikologjike me operator të jashtëm që në bashkëpunim me qytetin e Shkupit do të ofrojë shërbime psikologjike pa pagesë për shkollat e mesme. Më duhet të pajtohem me patjetër me Ministren Janevska dhe më duhet të them se problemet nuk fillojnë nga shkolla, por problemin duhet ta kërkojmë nga rrënjët, duke filluar nga familja.
Në një analizë dhe raport të përgatitur nga zyra e Avokatit të Popullit që flet për abuzimin seksual, thuhet se mbi 57% e viktimave janë fëmijë në moshë prej 11 deri në 15-vjeç ndërkaq, rreth 90% e viktimave janë vajza. Përveç kësaj, analiza tregon në dobësi serioze në veprimin e institucioneve.
Mevludin Imeri /SHENJA/